
Numri i civilëve të vrarë nga dhuna në Irak në vitin që po lëmë pas ka qenë më i ulëti që prej pushtimit amerikan të vitit 2003
Lajmin e ka bërë të ditur një grup për të drejtat e njeriut, Iraq Body Count, sipas të cilit vdekjet kanë rënë me 15 për qind nga fundi i vitit 2009, duke shkuar nën 4 mijë.
Thuhet se rreth dy bomba shpërthejnë cdo ditë në nivel mesatar, ku secila vret katër persona.
Por grupi ka paralajmëruar se numri në fjalë mund të ketë arritur një “minimum të pakalueshëm” dhe se shifrat e civilëve të vrarë do të mbeten të pandryshuara në vitet e ardhshme.
Në raportin e tij vjetor, IBC deklaron se 3.976 persona kanë humbur jetën në mënyrë të dhunshme në Irak në 2010-ën, disi më pak krahasuar me 4.680 të vdekur në 2009-ën.
Gjatë 2010-ës 66 për qind e vdekjeve janë shkaktuar nga bombat artizanale të rebelëve. Bagdadi dhe Mosuli kanë qenë qytetet më të prekura.
Top Channel