Elton John zgjedh: Babai do bëhem unë

30/12/2010 14:40

Fëmija Zachary, i cili do të rritet nga Sër Elton John dhe partneri i tij mashkull, do të mbajë mbiemrin e këngëtarin të famshëm.

Në lajmin e zbuluar sot nga shtypi anglez, mësohet se në certifikatën e lindjes së djalit, Elton figuron si babai i fëmijës, ndërsa 48-vjeçari David Furnish është nëna.

Fëmija lindi të nesërmen e Krishlindjeve nga një nënë, identiteti i së cilës nuk bëhet i njohur. Ai u ngjiz me farëzim artificial, me spermën e njërit prej të dy burrave.

Nuk ka një konfirmim se kush është realisht babai biologjik, por kjo ndarje e roleve brenda familjes rrit besimin se Zachary është realisht djalë i 63-vjeçarit John.

Misteri rreth fëmijës së Sër Elton nuk përfundon këtu. Sipas “Daily Mail”, gruaja që lindi djalin nuk është në të vërtetë nënë e tij. Gjenet mashkullore janë bashkuar me vezën e një nëne të panjohur në laborator, ndërsa ajo vetëm sa ka mbajtur shtatzaninë.

Besohet se kjo metodë është përdorur nga këngëtari për të shmangur ndienjën e mëmësisë tek nëna natyrale, që mund t’i kërkonte të drejta mbi fëmijën më vonë. 63-vjeçari duhet të ketë shpenzuar 1 milion dollarë, në ndërhyrje mjekësore dhe pagesa për nënat, përfundonte lajmin “Daily Mail”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA