Danimarkë, në pranga 5 terroristë

30/12/2010 03:20

Policia daneze njoftoi arrestimin e pesë personave të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të armatosur ndaj zyrave të gazetës e cila botoi karikaturat e profetit Muhamed në Kopenhagen.

Sipas zyrtarëve, pesë personat e ndaluar, që të gjithë të dyshuar si militantë ekstremistë islamikë, planifikonin sulmin në zyrat e Jyllands Posten duke vrarë sa më shumë njerëz që është e mundur.

Vetë ministri vendas i drejtësisë tha se në rast se sulmi do të ndodhte do të ishte me pasoja katastrofike.

Top Channel