Chelsea, 50 milionë për Kaka’

30/12/2010 08:35

Ndërkohë që në Itali, tifozët e Interit shpresojnë për një rikthim në Milano të Kaka’, në Angli e konsiderojnë të përfunduar kalimin e brazilianit tek Chelsea sezonin e ardhshëm.

Agjenti Ernesto Bronzetti, i kontaktuar nga ‘Daily Mail’, u shpreh për këtë çështje: “Mund të them që ka 90% mundësi që Kaka’ në sezonin tjetër të jetë pjesë e Chelsea dhe jo Inter.”

Bronzetti kishte deklaruar më parë se Kaka’ nuk do të largohej nga Real Madrid për më pak se 50 milionë euro dhe se ekipi londinez është i gatshëm të paguajë këtë shifër.

Kaka’ tashmë është rekuperuar nga dëmtimi që e mbajti 6 muaj jashtë fushave dhe pret që në ndeshjen e radhës ndaj Getafe në kampionat ose ndaj Levante në Kupën e Mbretit të luajë disa minuta.

Top Channel