Britani, forcat speciale “me qera”

30/12/2010 09:20

Ministria e Jashtme në Britaninë e Madhe priste që vende të ndryshme të kërkonin marrjen hua të regjimentit të forcave speciale SAS, pas operacionit të suksesshëm për clirimin e ambasadës iraniane në Londër.

Lajmi bëhet i ditur në disa dokumente të viteve ’80, të publikuara nga Arkiva Kombëtare, të cilat vërtetojnë diskutimet për arritjen e një marrëveshjeje për përdorimin e SAS nga vende të tjera.

Dokumentet në fjalë tregojnë gjithashtu se vendet që merrnin hua forcat speciale britanike duhet të mbanin përgjegjësi të plotë për cdo veprim të tyre.

Ndër të tjera, në dokumente tregohet edhe krenaria e qeverisë britanike për misionin e SAS. Forcat speciale ndërhynë në ambasadën iraniane më 5 maj të 1980-ës dhe në 15 minuta i dhanë fund pengmarrjes 6-ditore të disa separatistëve iranianë.

Pesë nga pengmarrësit dhe dy nga 26 pengjet mbetën të vrarë gjatë sulmit. Operacioni i shpëtimit nga “rrobat e zeza” u ndoq nga miliona persona përmes televizorit, të cilëve u mbeti në mendje parulla e SAS, “Kush guxon fiton”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA