Ambasadori i Bregut të Fildishtë në OKB, Youssoufou Bamba deklaroi sot në mesditë se gjendja në vend është shumë më kritike nga sa mendohet dhe se situata po degradon drejt genocidit.
Sipas tij, si rezultat i përshkallëzimit të luftës dhe protestave, shkelja e të drejtave të njeriut është shndërruar në diçka të zakonshme dhe raportoi për mijëra viktima, ndërsa në numrit zyrtar i dhënë deri tani është më pak se 200.
Presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet pas humbjes në zgjedhje përballë rivalit të tij, Alassane Ouattara. Një ditë më parë, mbështetësit e Gbagbo-s kërcënuan se do të shpërthejnë dyert për të hyrë në hotelin ku është strehuar fituesi i ligjshëm i zgjedhjeve.
Ouattara mbrohet nga 10 mijë trupa paqeruajtëse të dërguara nga OKB. Ndërkohë, 20 mijë njerëz kanë braktisur Bregun e Fildishtë, nga frika se jeta e tyre ishte në kërcënim.
Top Channel