Katër drejtues të opozitës bjelloruse do të përballen me akuza për organizimin e protestave të dhunshme, në një lëvizje të komentuar nga shtypi ndërkombëtar si një akt shtypës ndaj mendimit të lirë në vend.
Siç informoi BBC në mesditën e sotme, të katër burrat mund të dënohen deri me 15 vjet heqje lirie nëse shpallen fajtorë. Tre figura të tjera të opozitës gjendet nën hetime.
Protestat shpërthyen në vend disa javë më parë, pasi presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh si president i vendit, pas një procesi zgjedhor aspak transparent.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dënuan shtypjen me dhunë të protestave, gjatë së cilës më shumë se 600 persona u arrestuan. Një grupim i demonstruesve u përpoq të merrte ndërtesat qeveritare.
Top Channel