Australi, përkeqësohen përmbytjet

30/12/2010 13:45

Niveli i ujit në përmbytjet që kanë goditur Australinë është duke u rritur, ndërsa autoritetet kanë dhënë urdhërin për evakuim në shumë zona.

Në lajmin e raportuar nga mediat ndërkombëtare, mësohet se në mesditë, situata në shtetin e Kuinslendit konsiderohet si kritike, ndërsa përmbytja është më e madhja e parë në dekada.

Rreshjet e vazhdueshme të shiut janë pakësuar, por disa zona janë në rrezik pasi uji i grumbulluar në pllaja malore është duke formuar përrenj që mund të godasin qytete kryesore ndërsa zbresin prej maleve.

Në Emerald, një lumë artificial që mund të përmbysë 80% të qytetit pritet të mbërrijë në orët e ardhshme. Një helikopter që duhet të ndihmonte në evakuimin e personave është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Ndërkohë, me dhjetëra mijëra njerëz janë evakuar në zona të sigurta, pasi kanë humbur tërësisht pronat e tyre. Nuk ka ende një preventiv ekonomik të dëmit të përmbytjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA