Argjentinë, shpërthim në ambasadën e Greqisë

30/12/2010 13:35

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, pa shkaktuar viktima, përpara ambasadës greke në Buenos Aires.

Dëmet nuk kanë qenë të rënda, ndërkohë që në lidhje me këtë çështje është hapur një hetim.

Shpërthimi në Buenos Aires ka ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë me shpërthimin e një bombe përpara gjykatës së Athinës, dy javë nga hapja e një proçesi kundër militantëve të një grupi anarkist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA