“Zidane” të vegjël
29/12/2010 12:40
Në familjen Zidane rriten vetëm fenomenë.
Pas Enzo-s, i njohur në të gjithë Europën dhe shumë i ngjashëm në lojë me babanë e tij Zinedine, edhe Luca, djali i dytë i ish-futbollistit francez po shkëlqen me ekipin e Real Madrid në turneun e moshave që po zhvillohet në Spanjë.
Luca Zidane luan portier dhe priti 11-metërshin e fundit ndaj Borussia Dortmund dhe që i dha kalimin në gjysmëfinalen e turneut ekipit të tij.
Top Channel