Sulmohet forumi pro-Wikileaks
29/12/2010 22:50
Një forum diskutimi në internet që mbledh të gjithë mbështetësit ‘anonimë’ të Wikileaks, u bë pre e një sulmi të hacker-ave duke e lënë atë jashtë funksionit për më shumë se 24 orë.
Sulmi ndaj rrjetit social pro-Wikileaks është ndërmarrë me DDOS. Ende nuk dihet se nga e ka patur prejardhjen sulmi.
Fillimisht u mendua se autori i tij ishte hacker-i i njohur me emrin “Jester” autor i rrëzimit të Wikileaks ditën kur nisi publikimi i kabllogrameve të diplomatëve amerikanë. Por ky i fundit ka mohuar autorësinë për këtë akt.
Top Channel