Rusi, rrëzohet avioni ushtarak, viktima

29/12/2010 08:20

Një avion ushtarak “Antonov An-22” është përplasur në rajonin e Toula, në jug të Moskës, duke shkaktuar 11 të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim të forcave të rendit të cituara nga agjencia Interfax.

“Sipas informacioneve të para, ishin 11 persona në bordin e avionit dhe kanë mbetur të vrarë”, është shprehur një burim.

Agjencia “Ria Novosti”, duke iu referuar gjithnjë një burimi të forcave të rendit, flet për 12 persona në avion, të gjithë të vdekur në aksident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA