Putin: START, sukses i politikës ruse

29/12/2010 20:55

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin përgëzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për miratimin e marrëveshjes që do të kufizojë armët bërthamore në të dy vendet.

Njëkohësisht, në deklaratën e dhënë në mbrëmje në të përditshmen “Pravda”, Putin e cilësoi arritjen si një sukses të politikës së jashtme të presidentit Medvedev.

”Eshtë e qartë se marrëveshja përbën një sukses të madh të polikës së jashtme të presidentit tonë”, deklaroi Putin. “Ishte një vendim shumë i rëndësishëm edhe për sigurinë e planetit. Marrëveshja i krijon Rusisë një gjendje të favorshme ndërkombëtare për të çuar deri në fund ambicjet ekonomike dhe sociale brenda vendit”.

Parlamenti rus do të ratifikojë Traktatin START javën e ardhshme, por sipas ekspertëve, marrëveshja nuk do të ishte e mundur të realizohej pa mbështetjen e fuqishme të Putin-it për të.
Arritja e një konsensi për kufizimin e armëve bërthamore shënoi një ndryshim kursi në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së, të ashpërsuara pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji gjatë vitit 2008.

Top Channel