Milani “zhytet” në Detin Arabik

29/12/2010 18:20

Milani është duke zhvilluar fazën përgatitore të janarit në Dubai, por futbollistët gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar në plazhe mes stërvitjeve intensive.

13 futbollistë të skuadrës përfituan nga disa orë të lira në mëngjesin e sotëm për t’u zhytur në det, ndërsa me qindra turistë u ndalën për të parë yje si Ibrahimovic, Nesta e Seedorf duke u larë në mesin e dimrit.

Në fakt, temperaturat në Dubai janë aktualisht rreth 30 gradë, ndërsa rreshjet e shiut dhe dëborës që kanë pushtuar Europën nuk njihen në këtë zonë.

Top Channel