Leonardo: Sfida ime më e madhe

29/12/2010 13:10

Sot është dita e prezantimit të Leonardos në Pinettina, qendrën stërvitore të Interit.

“Nuk po kërkoja një punë, por një ëndërr. Kjo është sfida ime më e madhe”, u shpreh Leonardo në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Inter.

“Milan? E falenderoj shoqërinë kuqezi për 13 vitet që kemi kaluar së bashku. Nuk do i harroj kurrë, por tani nis një aventurë e re”, shtoi më tej ish-tekniku i Milanit.

Përsa i përket luftës për titull, Leonardo u shpreh optimist: “Besoj se mund të fitojmë kampionatin. E di që 13 pikë janë shumë, por kampionati është i gjatë.”

I pranishëm në prezantimin e Leonardos ishte edhe presidenti i Inter, Massimo Moratti: “Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Leonardon e kam vlerësuar gjithmonë. Tani duhet ta lëmë të punojë në qetësi, por me ambicien që duhet të ketë një klub kampion bote.”

Top Channel