Leonardo: Kaka, nuk do të na bashkohet

29/12/2010 18:55

Trajneri i ri i Interit, braziliani Leonardo, deklaroi sot gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të tij se e sheh si shumë të vështirë mundësinë që Kaka të largohet në këtë moment nga Brazili.

”Duke e njohur mirë Kaka-në, besoj se nuk do të largohet nga Reali pa shkëlqyer më parë atje. Ne komunikojmë së bashku herë pas here dhe jemi miq të mirë, por në këtë moment ai mendon vetëm që të rikthehet sa më shpejt dhe të bëjë një punë të mirë atje ku është”, deklaroi Leonardo.

Pavarësisht terrenit të humbur në kampionat, Interi mund të fitojë ende titullin. “Ekipi është i fortë dhe nuk ka nevojë për përforcime. Detyra ime është të vendos si duhet lojtarët në fushë dhe të arrij të marr më të mirën nga potenciali i tyre”.

Pasardhësi i Benitez-it në stolin zikaltër pranoi se ka marrë urimet e Mourinho-s për detyrën e re. “Jose me mua është treguar i shkëlqyer. E telefonova sapo lajmi u bë zyrtar dhe ai ishte shumë i kënaqur për mua. Të kalosh tek Interi pa menduar më parë për të ishte e pamundur. Dora e tij është ende e gjitha në këtë skuadër”.

Top Channel