
Udhëtimi drejt Emirateve të Bashkuara arabe, rrezikon t’i kushtojë kanadezëve një pagesë për vizë prej gati një mijë dollarësh, pas përplasjeve që vendi i tyre ka patur kohët e fundit me këtë shtet të Gjirit Persik.
Kërkesat e reja për viza, që mendohet se do të hyjnë në fuqi viti nga 2011, mbërrijnë në një kohë tensionesh të larta diplomatike mes Otavës dhe Abu Dabit.
Në molle sherri u kthyen të drejat e dy linjave ajrore, Emirates dhe Etihad, për uljen e avionëve të tyre në aeroportet kanadeze.
Emiratet kërkuan mundësi për vende të tjera uljeje, duke qenë se 6 fluturime në javë, siç është aktualisht, nuk janë të mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të shumta.
Autoritetet kanadaze nuk e pranuan një kërkesë të tillë, çka u pasua menjëherë me dëbimin e Kanadasë nga një bazë e rëndësishme ushtarake në Dubai.
Baza e fshehtë e njohur si Kampi Mirazhi ishte stacioni kryesor përgatitor për misionin ushtarak kanadez në Afganistanin Jugor.
Vendimi për të mos ofruar qasje më të madhe kompanive që subvencionohen nga shteti i Emirateve, u mbështet tek shqetësimet se kompanitë private kanadeze mund të vuanin prej kësaj konkurrence.
Vendimi është kritikuar ashpër nga partitë e opozitës dhe ka zbuluar ndarjet brenda kabinetit të qeverisë konservatore.
Ministri i Mbrotjes, Peter MacKay shprehur shqetësimin se këto ngjarje mund të cënojnë marrëdhëniet e Kanadasë me Emiratet, që janë partneri më i madh tregtar i vendit në Lindjen e Mesme, e përkthyer kjo në marrëveshje që llogariten në 1.5 miliardë dollarë në vit.
Top Channel