Komisioni ndëshkon Lacin dhe Kastriotin

29/12/2010 21:50

Komisioni i Disiplinës nuk ka falur dhunën gjatë ndeshjes Laci-Kastrioti fundjavën e kaluar, duke dënuar maksimalisht të gjithë protagonistët e saj.

Është gjobitur me 300 mijë lekë klubi i Lacit për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve në fushën e lojës.

Dënimi më i rëndë ka qenë për lojtarin e Kastriotit, Turdiu. 4 vjet pezullim dhe 500 mijë lekë gjobë i ka kushtuar futbollistit të skuadrës krutane dhuna ndaj gjyqtarit Laver Alla.

Ndërkohë, me 18 muaj pezullim është dënuar futbollisti tjetër i Kastriotit, Artan Djala, edhe ky për dhunë ndaj gjyqtarit Alla.

Në fokusin e Komisionit të Disiplinës ka qenë edhe kategoria inferiore, ku dënimin më të rëndë e ka marrë lojtari i skuadrës së Mamurrausit, Dede Ndreca me 24 muaj pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë.

Top Channel