Kodorkosvski, ende i padënuar

29/12/2010 09:15

Ende nuk është dhënë asnjë dënim kundër ish-bosit të Jukosit, Mikail Kodorkovski, në Gjykatën e Kamov-Nicskit, në Moskë.

Gjykatësi vazhdoi të lexojë për të dytën ditë, pjesë të vendimit, prej 250 faqesh.

Avokati i Kodorkovskit, Vadim Kliuvgant këmbënguli se verdikti i lexuar nuk përmend asnjë krim, bazuar mbi ligjin rus.

Sipas tij, nuk ka fakte te qarta që konfirmojnë se ish-miliarderi rus, është fajtor.

Policia bllokoi rrugët pranë gjykatës, një ditë pasi qindra protestues kërkuan lirimin e ish-bosit të Jukosit. Policia arrestoi 30 protestues.

Për prokurorët Mikail Kodorvski dhe miku i tij në biznes, Platon Lebedjev janë fajtor për vjedhjen e miliona tonëve nafte dhe pastrimin e 25 miliardë dollarëve gjatë periudhës 1998-2003.

Ata kërkuan edhe gjashtë vjet heqje lirie për ish-bosin e kompanisë së naftës Jukos, ndërsa atij i duhen edhe 10 muaj për të shlyer dënimin e parë tetevjeçar, që iu dha gjatë viteve kur Vladimir Putin ishte president i Rusisë.

Ekipi i avokatëve ka apeluar për vendimin me argumentin se qeveria ka ushtruar presion ndaj trupit gjykues.

Leximi i vendimit pritet të përfundojë në fund të kësaj jave.

Ministria e Jashtme ruse reagoi kundër kritikave të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë pas publikimit të akuzave të reja kundër Kodorkovskit.

Për Rusinë, presioni i perëndimit është i papranueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA