Kina, presion mbi ekonominë botërore

29/12/2010 16:20

Kina ka vendosur të reduktojë me 10% eksportet e një minerali të rrallë, të domosdoshëm për ndërtimin e pajisjeve elektronike, siç janë televizorët apo monitorët e kompiutrave.

Lajmi u publikua sot gjatë drekës në mediat vendase. 97% e rezervave të njohura në botë të këtij materjali kaq të vlefshëm ndodhen në Kinë.

Me këtë mineral, Kina ka një mënyrë presioni mbi ekonominë botërore, por kryesisht amerikane dhe japonezë. Pekini kishte premtuar më parë se nuk do të bënte ndryshime të mëdha të niveleve të eksportit.

Minerali është një përzjere e 17 elementëve kimikë. Ai nuk është shumë i përhapur në natyrë. Lajmi shkaktoi rritjen e menjëhershme me 10% të aksioneve të dy kompanive australiane, që zotërojnë rezervat më të mëdha jashtë Kinës.

Ato premtuan zgjerimin e rrjetit të minierave, për të rritur sasinë e prodhimit të mineralit. Qeveria e Pekinit është duke investuar shuma marramendëse për ndërtimin e një industrie të gjerë të teknologjisë së lartë në vend dhe me përqendrimin e rezervave, ajo ka në dorë një monopol të çmuar.

Top Channel