Kazakistan, parlamenti: Ok, referendumit
29/12/2010 14:20
Parlamenti i Kazakistanit ka mbështetur vullnetin e presidentit, Nursultan Nazarbayev, për të shtyrë mandatin e tij deri në 2020 nëpërmjet një referendumi.
Një grup mbështetësish i përbërë nga anëtarë të Majilis (parlamenti) dhe senatit, përfshi edhe zëdhënësit, është formuar për këtë qëllim.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Interfax Kazakistan.
Nazarbayev, në fuqi prej 1990, është presidenti i parë i Republikës së Kazakistanit, lider i kombit dhe themelues i një shteti të pavarur.
Top Channel