Kate Parry mbërthehet deri në grykë

29/12/2010 20:00

Këngëtarja e famshme angleze, Kate Parry, u shfaq përpara fotoreporterëve e mbërthyer deri në grykë, pasi prej disa ditësh është prekur nga një gjendje gripale.

Kate u shfaq e veshur me një shall të trashë, një xhup të zi dhe një kapuç leshi stil rus. Edhe pse larg ekspozimit të formave të saj tërheqëse, Parry mbetet në qendër të vëmendjes së medias edhe e mbërthyer deri në grykë.

Fotografia u bë pas mbërritjes së Parry-t dhe bashkëshortit në Londër nga Los Anxhelos. Mbetet e paqartë se si mund të jetë sëmurur Kate, në një vend të ngrohtë dhe me diell si Kalifornia.

Top Channel