
Problemet teknike duket se do ta detyrojnë Iranin të shtyjë programin e tij për ndërtimin e një bombe bërthamore edhe të paktën 3 vjet.
Ndryshe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar pak muaj më parë e ku thuhej se Irani zotëron aftëstitë dhe mjetet për ndërtimin e një bombe nukleare, autoritetet izraelite shprehen se për të paktën 3 vjet Irani nuk do të jetë në gjendje të prodhojë një armë bërthamore.
Ministri izraelit i cështjeve strategjike, Moshe Jalon deklaron se në centrifugat e centraleve iraniane ka probleme teknike të cilat kërkojnë kohë të riparohen.
Izraelitët mendojnë se problemet janë shkaktuar nga virusi Stuxnet që godit sistemin nuklear iranian pak muaj më parë.
Top Channel