Irak, kamikazët vrasin shefin e policisë

29/12/2010 15:35

Tre kamikazë sulmuan selinë e Policisë Federale në Mosul gjatë mëngjesit, duke shkatërruar ndërtesën dhe vrarë një komandant kryesor të forcave të rendit.

Lajmin i shfaqur në rrjetet ndërkombëtare saktësonte se koloneli Shamil al-Jabouri i kishte shpëtuar më parë pesë atentateve. Ai ishte një prej drejtuesve kryesorë të luftës ndaj Al Qaeda-s në zonën veriore të Irakut.

Atentati bën të qartë nevojën urgjente të qeverisë delikate të Bagdadit për të marrë masa për mbrojtjen e personave kyç në luftën kundër terrorizmit.

Kërkuesit punuan intensivisht në gërmadha, por asnjë viktimë tjetër nuk u gjet, pasi ende nuk kishte shkuar filluar orari i punës. Rojet e jashtme mundën të godisnin një nga kamikazët pa hyrë në ndërtesë.

Plumbi shkaktoi shpërthimin e eksplozivit në trupin e tij larg komisariatit, por kjo i shërbeu dy kamikazëve të tjerë që të afroheshin dhe të hynin në ndërtesë, ku edhe shpërthyen lëndët plasëse.

Top Channel