
Katër persona u arrestuan gjatë ditës së sotme në Danimarkë, pasi dyshohen se po planifikonin vrasjen e gazetarit që publikoi karikaturat e Profetit Muhamed, së bashku me sa më shumë prej kolegëve të tij.
Shërbimet sekrete daneze (PET) informuan se tre prej tyre ishin rezidentë në Suedi dhe hynë në vend ditën e martë. Një pistoletë e pajisur me një silenciator dhe municion u gjetën gjatë arrestimit.
Botimi në një gazetë i disa skicave qesharake të Profetit, gjatë vitit 2005, ngjalli një vallë reagimesh të fuqishme mes muslimanëve. Sipas zyrtarëve të policisë, personat e konsideruar si militantë islamikë nuk do të mjaftoheshin me vrasjen e gazetarit, por do të bënin një masakër të vërtetë në redaksinë e Jyllands-Posten.
Top Channel