Allegri: Dua të kem në skuadër Balotelli-n

29/12/2010 18:35

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, do të ishte shumë i kënaqur nëse klubi do t’i ofronte mundësinë që të stërviste Balotelli-n. Deklarata e dhënë sot nga Dubai është një konfirmim i ri i interesit të kuqezinjve për 20-vjeçarin.

”Do të dëshiroja shumë të stërvisja Balotelli-n, edhe pse do të jetë e vështirë që ai të mbërrijë. Në skuadër ka shumë yje, por ka gjithmonë vend për një talent të ri”, deklaroi Allegri.

I pyetur për ditët e para të Cassano-s si milanist, trajneri rezervoi vetëm fjalë të mira.
”Më ka befasuar mbi të gjitha shpirti i tij i sakrificës, sepse talentin ia njihnim të gjithë. Ka dëshirë të vendoset në dispozicionin e skuadrës dhe trajnerit”, shtoi Allegri.

Nuk mund të mungonte komenti as për situatën e Ronaldinho-s. “Ka shumë zëra, por për momentin janë vetëm hipoteza. Përsa kohë i përket ende Milanit, duhet të punojë për të fituar vendin në formacion. Nuk i pëlqen të qëndrojë në stol? As mua s’më pëlqen ta shoh atje”.

Top Channel