Wikileaks: Karzai liron të burgosurit talebanë

28/12/2010 03:15

Në kabllogramin më të fundit të zbuluar nga Wikileaks, e të botuar nga New York Times, shkruhet se presidenti afgan, Hamid Karzai ka ndërhyrë disa hërë për të liruar të burgosur talebanë.

Në raportin e ambasadës amerikane në Kabul për Departamentin e Shtetit thuhet se i është kërkuar presidentit Karzai dhe prokurorit të përgjithshëm, Aloko që të ndalet lirimi i parakohëshëm i personave të rrezikshëm pa u zhvilluar më parë ndaj tyre një proces i rregullt gjyqësor.

Megjithatë, në raport shkruhet se Karzai jo vetëm një nuk e ka ndalur lirimin e tyre, por ka ndërhyrë edhe disa herë të tjera për lirimin e dhjetra trafikantëve të drogës.

Top Channel