Vijojnë përmbytjet në Australi

28/12/2010 21:55

Vazhdojnë përmbytjet në Australi. Rajoni i Queenslandit është shpallur nga qeveria e Kanberrës zonë e rrezikshme për shkak të vërshimit të furishëm të ujrave.

Qindra banorë u evakuan në qytetin Theodore, disa me helikopterë, të tjerë me varka, pasi lumi “Deason” mbërriti të hënën nivelin rekord të 14, 17 metrave.

Shirat e dendur dhe ujrat e përmbytjeve izoluan ferma të tëra në Chinchilla e i detyruan njerëzit të linin shtëpitë e të mblidheshin në streha të përkohshme.

Top Channel