Spiunimi i e-mail dënohet me burg

28/12/2010 01:25

Të spiunosh postën elektronike të bashkëshortit apo të bashkëshortes mund të të kushtojë shtrenjtë.

Në Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi një ligj kundër spiunimit të postës elektronike, i konceptuar në fakt për të mbrojtur sekretet industriale dhe ato tregëtare, kryesisht të shoqërive të mëdha.

Por në fakt në shtetin e Miciganit, edhe pse ligji ende nuk kishe hyrë në fuqi, një 33 vjeçar rrezikon disa vite burg për shkak të spiunimit të e-mail të bashkëshortes së tij. Sipas studimeve spiunimi i e-mail është shkaktar për gjysmën e divorceve që ndodhin në SHBA.

Top Channel