Spanjë-Rusi, luftë diplomatike

28/12/2010 13:50

Mes Spanjës dhe Rusisë ka nisur një luftë e ashpër diplomatike, e paralajmëruar prej kohësh nga ftohja e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kështu, qeveria e Madridit ka dëbuar nga vendi dy diplomatë rusë, për aktivitete të papërputhshme me statusin e tyre.

Ndërkohë, menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Moska zyrtare, e cila ka bërë të njëjtën gjë me dy duplomatë spanjollë.

Lajmet për dëbimin e diplomatëve nga vendet respektive janë konfirmuar nga Ministritë e Jashtme të shtetit iberik dhe atij rus.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta