
Aeroportet e pjesës verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rihapën gjatë orëve të para të mëngjesit, por pasagjerët përballen me vonesa të shumta, shkaktuar nga rikuperimi i më shumë se 7 000 fluturimeve të anulluar.
Sipas lajmit të publikuar në mediat kryesore amerikane, aeroportet e qyteteve të mëdha të Nju Jorkut, Bostonit e Filadelfias, janë duke funksionuar me kapacitet të plotë.
Sipas analistëve, stuhia i ka kushtuar industrisë së aviacionit rreth 100 milion dollarë dëme, ndërsa trafiku herurudhor dhe ai rrugor kanë pësuar gjithashtu çrregullime të rënda.
Parashikimet flasin për një përmirësim të motit deri ditën e enjte, kohë që duhet të shfrytëzohet mirë për të pastruar dëborën, përpara rreshjeve të reja që pritet të ndodhin në fundjavë.
Top Channel