Ronaldinho, në orët e fundit si milanist

28/12/2010 12:45

Ronaldinho është duke kaluar orët e tij të fundit si milanist dhe së shpejti do të mësohet emri i klubit të tij të rij, raportuan mediat italiane mesditën e sotme.

Mbërritja e Cassano-s i vendosi përfundimisht vulën largimit të brazilianit, ndërsa vëllai dhe përfaqësuesi i tij, Roberto de Assis, ndodhet në Brazil për të mbyllur kalimin e tij në vendin e lindjes.

Gremio, skuadra ku Ronaldinho u formua si futbollist, është shumë pranë arritjes së një marrëveshje, por edhe Flamengo duket tepër i interesuar për shërbimet e ish-fituesit të Topit të Artë.

Ndërkohë, Milan-i është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të talentit 18-vjeçar të River Plate, argjentinasit Erik Lamela. Marrëveshja duhet të mbyllet për një shumë rreth 12-13 milion euro, ndërsa mesfushori sulmues konsiderohet si një talent i madh i së ardhmes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta