Pato: Kthehem më 6 janar

28/12/2010 18:20

I dëmtuar që nga nëntori, sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është i gatshëm të rikthehet të luajë sërish më 6 janar, kur ekipi kuqezi do të ketë përballë Cagliari-n.

Pato ndodhet në Dubai së bashku me shokët e skuadrës për fazën përgatitore të Milanit.

“Jam shumë i kënaqur dhe i qetë. Tani duhet vetëm të stërvitem që të jem i gatshëm për të luajtur sa më parë të jetë e mundur. Edhe pse mund të punoj me shokët e ekipit, kam nevojë edhe për pak stërvitje të diferencuar për të fituar formën time më të mirë”, shprehet Pato në faqen zyrtare të klubit kuqezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta