Pakot bombë, SHBA udhëzon ambasadat: Kujdes

28/12/2010 03:45

Departamenti i Shtetit udhëzoi të gjitha ambasadat amerikanë në mbarë botën të përforcojnë sigurinë në marrjen e pakove postare.

Vendimi ka ardhur pas marrjes së një pakoje bombë prej ambasadës greke në Romë.

“Udhëzuam të gjitha ambasadat tona në mbarë botën të ekzaminojnë me kujdes procedurat aktuale të kontrollit të postës dhe të jenë të kujdesshëm gjatë hapjes së pakove”, deklaroi zëdhënësi i DASH, Mark Toner.

Top Channel