
Tre persona u arrestuan duke mbajtur me vete disa bomba në Nigeri ditën e dielë, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë mëngjesin e sotëm.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një seri shpëthimesh tronditi qytetin Jos në pragun e Krishtlindjeve, duke shkaktuar 31 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur. Sulmet patën si objektiv dy kisha në qytetin me shumicë muslimane.
”Ata po përpiqeshin të vendosnin një bombë në kishë në komentin kur u arrestuan”, deklaroi Gyan Choji, zëdhënësi i qeverisë lokale të krahinës së Platosë. Njëri prej të arrestuarve ka shtetësinë e Republikës së Çadit, ndërsa dy të tjerët janë vendas.
Choji nuk sqaroi nëse këta persona dyshohen edhe për shpërthimet e Josit, por sipas spekulimeve të mediave ato u kryen nga një tjetër grup fundamentalist, pa lidhje me atentatin e dështuar të treshes.
Top Channel