Nderohet trajneri i rekordeve

28/12/2010 22:30

Pas 32 vitesh punë dhe 17 rekordeve kombëtare Azis Ruli ka arritur të marrë vlerësimin maksimal moral nga shteti shqiptar.

Trajneri i rekordeve, sic njihet ndryshe Ruli, është dekoruar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me urdhrin Mjeshtër i Madh.

Së bashku me vlerësimin nga presidenti Topi, trajneri Azis Ruli ka marrë falenderime të vecanta nga klubi Tirana dhe Federate Shqiptare e Atletikës.

Kulmi i karrierës së Rulit ishte në vitin 1989, kur sportistja e tij Klodeta Gjini, vendosi rekordin në kërcim së larti, 1.92 m, record që ende nuk është thyer nga një atlet shqiptar.

20 vitet e fundit, Azis Ruli e ka ushtruar profesionin e tij në Graz të Austrisë, ku edhe atje ka nxjerrë kampion.

Top Channel