
Qyteti meksikan i Guadalupes ka mbetur pa asnjë agjent policie, që kur oficeri i fundit u morr peng nga kartelet e drogës.
Shtëpisë së oficeres Erika Gandara iu vu flaka nga një person i armatosur, para se ajo të rrëmbehej javën e kaluar.
Të gjithë kolegët e saj kanë dhënë dorëheqjen ose janë vrarë për shkak të luftës për kontrollin e drogës në rajon.
Mbi 30 mijë persona kanë vdekur në Meksikë që prej vitit 2006, si pasojë e dhunës së organizatave kriminale.
Oficerja Gandara, 28 vjec, kishte nisur të patrullonte personalisht qytezën me 9 mijë banorë që prej qershorit.
“Askush nuk do që të punojë si polic këtu. Për më tepër, edhe ndihmat financiare mungojnë”, deklaroi ajo pak kohë më parë për “AFP”.
Guadalupe ndodhet rreth 5 kilometra larg kufirit amerikan dhe rreth 60 kilometra nga qyteti Siudad Huarez, qendër e operacioneve të trafikimit të drogës drejt SHBA.
Top Channel