
Numri i viktimave të shkaktuara nga epidemia e kolerës në Haiti që prej shpërthimit të saj në tetor po i afrohen kuotës së 3 mijë personave, lajmëroi Ministria e Shëndetësisë në Haiti.
Në lajmin e publikuar sot në të përditshmen ruse “Pravda”, saktësohej se deri në 27 dhjetor, përveç më shumë se 2 700 viktimave, janë regjistruar në total më shumë se 128 mijë raste të prekurish.
Më e prekur nga epidemia mbetet krahina e Artibonite, me 813, ndërsa në 425 banorë të kryeqytetit Port-au-Prince kanë humbur jetën deri tani. Burimi i sëmundjes në Haiti, ende nuk është përcaktuar.
Ndërkohë, epidemia është duke u përhapur edhe në Republikës Domenikane, fqinjën e vetme tokësore të ish-kolonisë franceze. Shumë raste kolere janë raportuar në këtë vend, me një total prej 105 të vdekurish.
45 persona u vranë një javë më parë në Haiti, të konsideruar nga popullsia si magjistarë të magjisë së zezë, shkaktarë të përhapjes së kësaj sëmundje. Sipas organizatave botërore, epidemia rrezikon të përhapen edhe jashtë ishullit në vende të ndryshme nëpër botë.
Top Channel