
Një ish-islamist, i destinuar për t’u bërë një figurë e rëndësdishme në Al-Qaeda tregoi për shtypin britanik se si u përpoq dhjetë vjet më parë të bindte Osama Bin Laden-in që të mos niste luftën e tij të shenjtë.
Intervista u shfaq në faqet e së përditshmes “The Sun”. Nën emrin e remë Noman Benotman, libiani jeton sot në Londër, është një tifoz i Chelsea dhe ka tre fëmijë. Megjithatë, përpara se të niste jetën e tij si londinez, dikur ishte një eksponent i fondamentalizmit islamik.
Në verën e vitit 2000, në Kandahar, Afganistan, ai pati nderin më të madh për një terrorist, që të takohej me Bin Laden-in. 43-vjeçari ishte atëherë themeluesi i Grupit Luftarak Islamik Libian, i përkushtuar në rrezimin e qeverisë së Kolonelit Gadafi.
”Mund t’iu them se Bin Laden është një njeri shumë energjik e karizmatik, njëri prej njërëzve më entuziastë që kam njohur ndonjëherë”, deklaroi Noman, që braktisi lëvizjen islamike kur mësoi për planet e shkatërrimit në masë.
”Ai është shumë i qetë, miqësor dhe aspak i frikshëm. Takimi me të ishte i jashtëzakonshëm. Shumë njerëz kishin ardhur nga e gjithë bota në Afganistan për të dëgjuar planet e tij”. Në fakt, 200 të pranishëm të tjerë ishin në shtëpinë modeste në Kandahar atë ditë.
”Ai kërkonte që të bashkonte të gjithë grupet militante nën ombrellën e vetme të Al-Qaeda dhe më parashtoi një ofertë të tillë edhe mua për grupin tim libian”.
Ashtu si Osama, Noman luftoi kundër sovjetikëve në Afganistan nga 1989 deri në vitin 1992, për t’u bashkuar përsëri në konfliktin e Sudanit disa vjet më vonë. Tani, ai kujton momentin kur dëgjoi për planet e 11 shtatorit, një vit më parë.
”Bin Ladeni më tha që kishte nevojë për mbështetjen e grupit tim, ai dëshironte të përdorte infrastrukturën tonë për të shtrirë rrjetin e mbështetjes dhe influencën tonë në media”, kujton Noman.
”Unë iu përgjigja se nuk mund të pranoja, pasi në 20-30 vitet e fundit, lëvizjet xhihadiste kishin qenë një dështim i plotë. Të gjithë shtangën dhe s’mund të besonin që po e refuzoja. Megjithatë, vetë Bin Laden-i, buzëqeshi dhe e kaloi atë moment i heshtur. Ky ishte karakteri i tij, i qetë dhe i qeshur”.
Top Channel