Hamilton: 2010-ta, viti i një krize personale

28/12/2010 13:45

Problemet personale e penguan pilotin e McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, që të jepte më të mirë në Botërorin e sivjetshëm të Formulës 1.

Në një intervistë të dhënë për BBC pasditen e djeshme, britaniku pranoi se 12 muajt e fundit nuk kishin qenë aspak të qetë për të, përsa i përket pikëpamjes personale.

”Nuk më kishte mbetur kurrë që të përfundoja kampionatin jashtë zonës së tre të parëve. Më kushtuan shtrenjtë disa gara të këqija, në të cilat nuk kam qenë mirë mendërisht dhe shpirtërisht”, tha Hamilton, kampion i botës në 2008-n.

Sezoni nisi me vendimin e 25-vjeçarit për të hequr babain e tij nga detyra e manaxherit. “Nuk është aq e thjeshtë sa njerëzit mund të kujtojnë, nuk mjafton të ngjitesh në makinë dhe të garosh për të fituar kontrata të mira. Në botën e Formulës 1 duhet të dish të racionosh kohën për gjithçka, edhe për familjarët, miqtë e njerëzit e zemrës”.

Hamilton, prej dy vitesh është i lidhur me këngëtaren amerikane të grupit Pussycat Dolls, Nicole Shwarzinger. Besohet se mosmarrëveshjet në çift janë fajtore për mungesën e përqendrimit dhe qetësisë së britanikut.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta