Franca rrit shpenzimet për inteligjencën

28/12/2010 13:30

Franca do të rrisë dukshëm buxhetin për shërbimin e saj sekret gjatë vitit 2011, informoi gjatë ditës e përditshmja “Le Monde”.

Vendimi i marrë për t’i dhënë një përparësi më të madhe shërbimit DGSE, një partner i ngushtë me CIA-n, është një lajm i mirë për këtë të fundit, sidomos duke patur parasysh që me 4,5 milion banorë muslimanë, Franca është vendi më islamik i Europës.

Vendimi i marrë nga qeveria e Parisit vjen pas sulmeve terroriste në vende të huaja, pengmarrjeve, kërcënimeve për vendosje bombash në Kullën Eifel dhe pas zbulimit të disa komunikimeve nga Wikileaks, që zbulonin kërcënime të panjohura më pare publikisht.

Një vit më parë, presidenti Sarkozy u bë nismëtar i një ligji që ndalon mbulimin me ferexhe apo veshje të tjera fetare në publik, duke ngjallur zemëratën e gjërë të popullsisë muslimane. Al-Qaeda premtoi se do të hakmerrej për këtë ligj të Parisit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta