
Rusia akuzoi në mesditë vendet përëdimore për ushtrimin e një presioni të papranueshëm në çështjen Khodorkovsky.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, theksoi se një ndërhyrje e tillë është e paimagjinueshme për vendin e tij dhe një përfshirje e pakonceptueshme e shteteve si SHBA apo Gjermania në mbrojtjen e një njeriu, ndaj të cilit ekzistojnë prova të forta për përfshirje në aktivitete të dënueshme nga ligji.
Sipas perëndimit, Khodorkovsky-t iu zgjat dënimi, pasi ai konsiderohet si një kërcënim për Kryeministrin Vladimir Putin. Dikur njeriu më i pasur në vend, ai u dënua me tetë vjet heqje lirie në 2005-n, për akuzën e evazionit fiskal.
Një Gjykatë zgjati dënimin e ish-bosit të Yukos edhe me shtatë vjet të tjerë ditën e djeshme, pasi e gjeti fajtor edhe për akuzën e pastrimit të parave.
Top Channel