
Futbollisti brazilian i njohur me emrin Ronaldo, ish-ylli i Real Madrid-it, Inter-it dhe Milan-it, bëri të ditur se është sterilizuar përpara pak ditësh.
Në lajmin e njoftuar prej rrjetit informativ brazilian “O Globo”, babai i katër fëmijëve justifikoi vendimin e marrë me dëshirën për të mos rrezikuar që familja e tij të shtohet sërisht.
Ronaldo është baba i 10-vjeçarit Ronald, me gruan e tij të parë, Milene Dominguez dhe i 5-vjeçarit Alex, fryt i një marrëdhënie të rastësishme me një vajzë të quajtur Michelle Umezu.
Me partneren e tij të tanishme, Bia Antony, “Fenomeni” është baba i dy fëmijëve, i 2-vjeçares Maria Sophia dhe një tjetër vajze që nuk ka mbushur ende vitin, Maria Alice.
Ronaldo u detyrua të pranonte se ishte baba i Alex-it gjatë vitit, vetëm pasi Umezu, një kamariere braziliane me origjinë japoneze, arriti të provonte në Gjykatë atësinë me testin e ADN-së.
”Më vjen shumë keq që më duhet të bëhem baba i një fëmije 5-vjeçar, por Michelle asnjëherë nuk më kishte lajmëruar për shtatzaninë e saj dhe drejtësia punon tepër ngadalë”, deklaroi Ronaldo në një gazetë.
”Djali im hyri menjëherë në familje në mënyrën më të natyrshme dhe jam i kënaqur që tani kam një familje edhe më të madhe, por kam vendosur t’i jap fund dhe për këtë arsye jam sterilizuar”.
Pele është një tjetër futbollist i madh brazilian që ka pranuar se ka bërë këtë ndërhyrje kirurgjikale më parë. I quajtur vazektomi, operacioni konstiston në ndërprerjet e gypave që lidhin rrugët urinare me testikujt.
Top Channel