Prandelli: 2011-ta, viti i Balotelli-t

27/12/2010 18:05

Trajneri i kombëtares italiane, Cezare Prandelli, vë bast se viti i ardhshëm do të jetë ai i shpërthimit të talentit të Manchester City-t, Mario Balotelli-t.

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, Prandelli bëri një përbledhje të vitit që po mbyllet dhe foli me optimizëm për të ardhmen e të rinjve të kombëtares.

”Kemi shumë të rinj premtues, por pres që 2011-ta të jetë viti i shpërthimit të plotë të Balotelli-t. Ai ka një talent shumë të madh, me vazhdimësi në lojë dhe sjelljen e duhur në fushë mund të arrijë gjëra me të vërtetë të mëdha”, tha trajneri italian.

Ndërsa për bilancin e vitit, shtoi: “Duke parë skepticizmin dhe presionin që kishte kur morra në dorë përfaqësuesen, mund të them që jam shumë i kënaqur nga ky fillim. Ishte e domosdoshme të krijonim entuziasëm dhe tani i gjithë kombi beson tek ky ekip”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta