
Një sulm ajror amerikan vrau 15 militantë islamikë mëngjesin e sotëm, në një krahinë në veriperëndim të Pakistanit, të quajtur Vaziristan.
Lajmin e njoftuan zyrtarë amerikanë, të cilët saktësuan se përveç fondamentalistëve, një makinë dhe një godinë që shërbente si bazë janë shkatërruar.
Sulmi ndodhi ekzaktësisht në fshatin e quajtur Mir Ali, 25 kilometra larg kryeqëndrës së krahinës, Miranshah. Zona ndodhet pranë kufirit me Afganistanin dhe konsiderohet si një bastion i Al-Qaeda.
”Mund të konfirmojmë vrasjen e të paktën 15 militantëve nga sulmi me raketa amerikane”, deklaroi një zyrtar i lartë i Pakistanit, për “France Press”. Identiteti i viktimave nuk është zbuluar, por besohet se ata janë pakistanezë, afganë dhe mbase ndonjë prej tyre shtetas i ndonjë vendi tjetër arab.
Top Channel