Objektivi terrorist, ambasada e SHBA-së

27/12/2010 21:45

Ambasada amerikane në Londër ishte objektivi i një grupi terroristësh të supozuar të arrestuar më parë gjatë muajit, raportoi gjatë darkës së sotme Deparamenti Amerikan i Shtetit.

12 njerëz u ndaluan nga policia në datën 20 dhjetor, në atë që u quajt një operacion i forcave të rendit për të mbrojtur publikun nga rreziqet e terrorit në masë.

Tre persona u lëshuan në ditët në vazhdim për mungesë provash, ndërsa nëntë të tjerët dolën përpara Gjykatës gjatë ditës së sotme, për t’u njohur me akuzat. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, deklaroi: “Jemi në dijeni të hetimeve të palës britanike dhe mund të konfirmojmë se objektivi i tyre ishte goditja e ambasadës sonë në Angli”.

Të dyshuarit banonin në Londër, në kryeqytetin e Uellsit, Kardif dhe në qytetin e veriut të Anglisë, Stoke. Sipas një deklarate të policisë, synimi i tyre ishte të ndërtonin pajisje shpërthyese, në gjendje për të dëmtuar shumë njerëz apo prona njëkohësisht.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta