Milan-Dinho, sot vendoset

27/12/2010 08:35

E ardhmja e Ronaldinho-s është larg Milanit dhe afër kampionatit brazilian.

Gremio është ekipi që ka arritur një marrëveshje paraprake me vëllain dhe menaxherin e fantazistit të ekipit kuqezi, Roberto de Assis.

Tashmë mbetet vetëm që Assis të bindë Milanin të lërë të lirë yllin brazilian në merkaton e janarit. Sot pritet takimi mes tij dhe administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta