Inter, Moratti mendon për Maldinin
27/12/2010 12:05
Pasi ka marrë Leonardon dhe po punon për blerjen e Kakasë, presidenti i Interit, Massimo Moratti, po bën gati aktin e fundit të hakmarrjes së tij ndaj kushurinjve kuqezinj.
Moratti po mendon mundësinë për t’i ofruar ish-kapitenit të Milanit, Paolo Maldini, një rol në dirigjencën zikaltër.
Ideja “Maldini” për momentin është vetëm një mendim, i cili që të realizohet duhet të kalojë shumë pengesa. Edhe pse ish-kapiteni i Milanit kërkon të fillojë një karrierë si drejtues, zgjedhja e rivalëve të Interit do të fshinte një karrierë mbi 20-vjeçare me ngjyrat kuqezi.
Gjithsesi, Moratti dhe Maldini do të flasin në ditët në vazhdim.
Top Channel