
Inter-i mbylli marrëveshjen me Genoa-n për mbrojtësin Ranocchia, i cili do t’i bashkohet menjëherë zikaltërve në fazën përgatitore të janarit.
Lajmin e bënë të ditur pasditen e sotme mediat italiane, të cilat prej ditësh përflisnin interesin dhe më pas bisedimet që kampionët e Europës në fuqi po realizonin me klubin tjetër të Serisë A.
Ranocchia ishte i pranishëm sot me skuadrën e Genoa-s pranë Romës, por vetëm për të përshëndetur shokët e skuadrës, ndërsa nesër ai do të vihet nën urdhërat e Leonardo-s në Appiano Gentile.
Kartoni i futbollistit ishte në bashkëpronësi midis klubeve, por zikaltërve iu desh të paguanin 12 milion euro të tjerë për të përfunduar marrëveshjem për lojtarin e kombëtares.
Presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, deklaroi pas zyrtarizimit të marrëveshjes: “Nga njëra anë, më vjen keq për largimin e një lojtari kaq të mirë, por nuk mund të mbanim peng karrierën e tij. Operacioni ishte i leverdisshëm për të gjitha palët dhe i uroj Ranocchia-s të ketë sukses me ekipin e tij të ri”.
Top Channel