Cristiano, më vdekjeprurës së kurrë

27/12/2010 18:10

Ylli i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, nuk ka qenë kurrë më rezultativ se sa në vitin aktual, zbuloi në një studim të publikuar e përditshmja spanjolle “AS”.

Mesfushori portugez realizoi një total prej 48 golash në vitin 2008, të ndarë mes 21 në sezonin e shkuar dhe pjesa tjetër në atë aktual. Me tregolëshin e ndeshjes së fundit të vitit me Levante-n, Ronaldo u ngjit në kuotën e 45 golave në 48 ndeshje me madrilenët.

Tre gola më shumë u realizuan prej portugezit me përfaqësuesen. Në vitin e tij më të suksesshëm më parë në karrierë, atë 2008, ai kishte shënuar 35 herë me fanellën e Manchester United.

Me 13 gola, tetori ishte muaji më rezultativ. Ronaldo realizoi një herë katër gola brenda ndeshjes, përballë Santander-it, ndërsa në tetë raste të tjera, mundi të përfundonte takimin me trigolësha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta